FOTO/ Suada Sherifi prezanton për herë të parë vogëlushen e saj

Suada Sherifi,  e cila ka disa muaj që ka sjellë në jetë vajzën e saj ka vendosur që më në fund të thyej  rregullat.

Deizi është fëmija i parë i ish-miss Albanias  që i ka sjellë padyshim gëzim jetës së saj. Që prej lindjes, bukuroshja shqiptare nuk e ka bërë asnjëherë publike fytyrën e vogëlushes së saj.

Përmes disa fotove në postuara në Instagram, Sherifi na ka prezantuar për herë të parë me të voglën Deizi. Nga fotot duket se Deizi i ngjan shumë mamit të saj.