Vllaznia zyrtarizon lojtarin e ri, një maqedonas për sulmin

Tek Vllaznia nuk ka vetëm largime lojtarësh, por edhe afrime. Drejtuesit e klubit shkodran po punojnë për të plotësuar repartet ku ka mangësi, pas “eksodit” që ndodhi ditët e fundit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Vllaznisë bëri me dije se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjeviç, i cili vjen nga radhët e Rabotniçkit, ku sezonin e kaluar shënoi 12 gola.

29-vjeçari më herët është aktivizuar edhe në kampionatin, serb, boshnjak dhe çek, me skuadra si Spartak Subotica, Zvijezda, Varsndorf dhe Hardec. Klubi shkodran bën me dije se sulmuesi do të bashkohet me kuqeblutë ditën e nesërme në Podgoricë.