Nuk është personazh publik, Ana tregon për herë të parë për partnerin

Në intervistat e fundit, Ana Kauri kishte lënë të kuptohej se ka nisur një lidhje të re pas daljes nga "Përputhen" dhe ditën e djeshme në "Prive", e ka konfirmuar.

Ish-konkurrentja u shpreh se lidhja e saj sapo është krijuar dhe partneri nuk është personazh publik.

''Sot Ana është në një marrëdhënie, e sapo krijuar se ka dhe shumë nga ata persona që aludojnë dhe thonë që kam qenë e lidhur kur isha në Përputhen. Është një marrëdhënie e re edhe pse shumicës i interesojnë ta marrin në aspektin tjetër. Ndihem shumë e lumtur me veten dhe partnerin tim. Nuk është fytyrë publike dhe nuk ka për t'u zbuluar ndonjëherë", tregoi Ana.