Makina përplas të miturin në Pogradec, fëmija në gjendje të rëndë

Një automjet ka përplasur një fëmijë 11 vjeç në aksin Lin-Pogradec.

Policia informon se mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyundai", ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë nga spitali i Pogradecit konfirmohet se fëmija ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe i intubuar është nisur në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyundai", ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.