VIDEO/ Pas picës me ananas, pica-shalqi bëhet virale në rrjet

Kur ende është i hapur debati për picën me ananas, në TikTok është postuar një tjetër picë e çuditshme: pica-shalqi.

Oliver Paterson, një shef ndryshe nga të tjerët që ka mbi 4 milionë ndjekës në rrjetin social, ka postuar një video ku të mëson se si të bësh një picë-shalqi.

Ai përdor në vend të brumit një fetë shalqi të pjekur në skarë, më pas i hedh salcë barbekjuje, djathë mocarela dhe salsiçe, përpara se ta fusë në furrë.

Komentuesit e kanë konsideruar “krim” një recetë të tillë…/ A2/