VIDEO/ Burri shmang mrekullisht përplasjen me një automjet
Një burrë nga Tajlanda 28 vjeç i quajtur Phatchai Uuttissan dhe gruaja e tij kanë parkuar përpara një dyqani.
Gruaja shkoi në dyqan, dhe Phatchai qëndroi prapa. Vetëm disa momente pas parkimit, automjeti u përplas me një tjetër dhe të dyja goditën me shpejtësi të madhe dyqanin.
Phatchai arriti mrekullisht që të shmangë një përplasje, e cila do të ishte fatale për të.
Ai tha pas momentit rrëqethës, se dëgjoi frenimin dhe prandaj reagoi në një mënyrë kaq të shpejtë.