Autobusi me pasagjerë përfundon në trotuar në mes të Tiranës

Një autobus urban, plot me pasagjerë ka dalë nga rruga duke përfunduar në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e 9-katesheve në Tiranë.

Deri më tani raportohet për 1 person të plagosur.

Shkak i aksidentit mësohet se është mosfunksionimi i sistemit të frenimit.