Kryeprokurorja e Tiranës tërhiqet nga kandidimi në SPAK

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, është tërhequr nga kandidimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Elisabeta Imeraj kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e SPAK në shkurt të vitit 2019, por sot ajo ka marrë vendimin për t’u tërhequr.

Para ngritjes së SPAK, Imeraj ka shërbyar prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.