Hetimi ndaj Bashës/ Ish-ministri i LSI: Ua ua ua çfarë turpi, policia mbi shtetin

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha në lidhje me deklaratën që bëri dje nga çadra e protestës.

Ky vendim i policisë së kryeqytetit ka befasuar ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një status në Twitter, Manjani e ka quajtur një turp procedimin që ka nisur policia ndaj kryetarit të PD.

“Ua ua ua, çfarë turpi! Policia kërkon ndjekjen penale të kryetarit të opozitës! Kjo është Policia e mbi shtetit,mbi ligjin e mbi vetë zotin”, thotë ish-ministri i LSI Ylli Manjani.