Romantizëm i pastër: Filarmonia e Vjenës shkon në La Scala nën dirigjimin e Muti

Shtëpia e zakonshme e Filarmonisë së Vjenës është Musikverein, por ajo lëviz dhe interpreton në vende të tjera të jashtëzakonshme.

Interpretimi i fundit i orkestrës vjeneze në La Scala në Milano nën shkopin e Riccardo Muti ishte për t’u mbajtur mend. Tradita e saj e gjatë për të luajtur në tempullin e muzikës në Milano shkëlqeu dhe mahniti publikun.

Daniel Froschauer, kryetari i Filarmonisë së Vjenës, i përshkruan shfaqjet e tyre atje si dërgim të mënyrës së tyre të interpretimit nga Musikverein në La Scala "dhe kështu La Scala kthehet në Musikverein".

Për Muti sidoqoftë, vajtja ishte si një shëtitje në kujtesë, pasi ai u kthye në vendin ku ka qënë Drejtor i Muzikës nga vitit 1986 deri në 2005.

Dominique Meyer, drejtori aktual i operës në La Scala, ishte entuziast kur pa Muti përsëri në Milano dhe ai tha se e ftoi atë "për të drejtuar këtë koncert për një arsye: Unë doja ta shihja atë të lumtur në një shtëpi opere ku ai punonte më parë aq shumë, ku ai kishte prodhuar momente të tilla lavdie ".