VIDEO/ Krimi që tronditi Greqinë: flasin për 'Kafe Shqeto' gazetari Guri dhe avokati Duraj

Zbulimi i autorit të vrasjes së një nëne të re 20-vjeçare në Athinë, Caroline, në sytë e fëmijës së saj ka tronditur jo vetëm Greqinë, por edhe mbarë opinionin shqiptar, pas dyshimeve prej më shumë se një muajit se vrasësit mund edhe të ishin shqiptarë.

Tashmë i akuzuar për vrasjen është bashkëshorti i saj grek.

Por, cila ka qënë arsyeja që e ka shtyrë pilotin 32-vjeçar të rrëfehet dhe të pranojë krimin? A kanë qënë provat aq të pakundërshtueshme apo edhe presioni i Policisë greke e ka lodhur?

Këtyre pyetjeve i kanë dhënë përgjigje këtë mëngjes në emisionin Kafe Shqeto të SYRI TV,  gazetari Edmond Guri nga Athina dhe avokati Alban Duraj.