Dhunohet në Tepelenë Auron Tare, përfaqësuesit e një firme private...

Është dhunuar në fshatin Bënçë Auron Tare, i cili ka qenë pjesë e një proteste që po bëjnë banorët e kësaj zone, për kundërshtimin e ndërtimit të një fabrike që do të merret me përpunimin e zhavorit.

Faxweb.al mëson se Tare ndodhet në spitalin e Tepelenës, dhe më pas pritet që të bëjë një kallëzim në polici për shkak të dhunës që kanë ushtruar përfaqësuesit e firmës.