Alarm i kuq në Greqi: Zjarr në një cisternë me materiale të rrezikshme

Një alarm i kuq është dhënë nga zjarrfikësit për një zjarr në një kamion cisternë në Elefsina dhe konkretisht në Aspropyrgos pranë rafinerive.

Cisterna thuhet se mban propan, ndërsa dëgjohen shpërthime shkruan prothema.gr.

 Është urdhëruar një masë paraprake për evakuimin e zonës dhe më gjërë ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 9 zjarrfikëse.

Kryetari i Bashkisë së Aspropyrgos, Nikos Meletiou, deklaroi për protothema.gr: “Çfarë mund t'ju them, as ne nuk dimë detaje. Ne po vrapojmë, jemi në gatishmëri, në këtë kohë po lajmërojmë njerëzit e zonës që të jenë të kujdesshëm ”.

112 ju ka dërguar një mesazh alert të gjithë qytetarëve ku shkruhet:  

"Bëni strehim në një ndërtesë të mbyllur tani. Mbyllni dritaret dhe qëndroni larg dritarëve. Zjarr në një objekt industrial, rrezik shpërthimi ”.