Kasafortë e hapur gjendet në parkun Arbëria

Një kasafortë e hapur është gjetur mëngjesin e sotëm në parkun Arbëria në Prishtinë.

Policia e Kosovës sapo ka marrë njoftim, ka rrethuar zonën dhe ka thirrue hetuesit.

Nuk dihet ende e kujt është kasaforta dhe ku është marrë ajo, mirëpo hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth rastit.