VIDEO/ Emocione në Kopenhagen: loja u ndal dhe një minutë duartrokitje në minutën e 10-të për Eriksen

Ndeshja u ndal dhe një minutë duartrokitje në minutën e 10-të në ndeshjen Danimarkë-Belgjikë. Dy ekipet kombëtare dhe gjyqtari ndaluan dhe nisën të duartrokisnin në minutën e cila ka një lidhje të veçantë me Christian Eriksen, pasi është numri i fanellës së tij, i  cili u ndera nga të gjithë tifozët e “ Parken Stadium”.

Shumë emocione në stadiumin e Kopenhagenit, mes tifozëve që i kushtuan një banderolë kampionit dhe në fytyrat e lojtarëve në fushë.