Pas postimit të Melisës që bëri 'lëmsh' gjithë rrjetin, Andi ka diçka për të thënë

Çifti më në zë i “Përputhen” , është padyshim ai i Melisës dhe Andit të cilët lidhjen e tyre e konfirmuar vetëm pas daljes nga programi.

Dyshja shfaqet kudo bashkë dhe në rrjetet sociale kurrë nuk mungojnë deklaratat e forta të dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo, një shprehje që Melisa postoi dje në Instagramin e saj, ku shkruhej se: “Duhet ta pranosh se je i vetëm në botë dhe se mund të mbështetesh vetëm tek vetja për çdo gjë",  bëri që rrjeti të aludonte se ata janë ndarë.

Por, menjëherë këto zëra Andi i ka mohuar, pasi ai postoi një foto ku shihej krah Melisës dhe shkroi një dedikim shumë romantik për të.

“As vdekja nuk mund të na ndajë",-deklaroi ai.