Aksident me vdekje në Fier, makina del nga rruga

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Fier- Cakran.

Për pasojë, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa akoma nuk është identifikuar.

Autoritetet janë pranë vendit të ngjarjes.

Gjithashtu, edhe policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë automobilistik.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.