E papritur te Spanja, kapiteni mungon edhe ndaj Polonisë

Sergio Busquets do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të “Euro 2020”.

Spanja përballet me Poloninë në ndeshjen e dytë, dhe sipas “Mundodeportivo” kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets nuk do të jetë i gatshëm.

Busquets rezultoi pozitiv pak ditë para se të fillonte Kampionati Evropian dhe mendohej që do të humbiste vetëm ndeshjen e parë.

Por, kapiteni do të mundojë edhe ndaj Polonisë, pasi ai është ende pozitiv me COVID-19.