Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun socialist të Hasit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 1 vit e 4 muaj shërbim prove të ish-kryebashkiakut socialist Adem Lala.

Lala akuzohet për privatizimin e një ndërtese, i cili më pas u anulua, në pronësi të Bashkisë në shkelje të procedurave ligjore.

Gjatë kësaj kohe Adem Lala duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Kukës dhe të vihet në provë me kusht që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër gjykata vendosi që Lalës ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për një periudhë 5 vjeçare.