‘Shefqet Ndroqi’ kthehet në normalitet/ Pret pacientë me sëmundje të mushkërive

Që nga dita e mërkurë dhe në vijim spitali i Sanatoriumit konsiderohet i rikthyer plotësisht në normalitet, duke hapur dyert për të sëmurët e parë me sëmundje të mushkërive.

Bëhet ditur se 14 ditë pas mbylljes si spital Covid-2, Sanatoriumi ka pritur 15 pacientët e parë me sëmundshmëri të ndryshme të pulmonit, të cilët janë shtruar në spitalin e boshatisur prej dy javësh.

Ndërkohë, klinika pneumologjike e transferuar në QSUT që prej nisjes së pandemisë do të vijojë të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit qershor në ambientet e ish spitalit Covid-3.