Ja sa vjeç mbush sot Zaimina Vasjari

Zaimina Vasjari, ka lindur më 17 qershor 1987 dhe sot feston 34 vjetorin e lindjes.

Këngëtarja nuk ka bërë ende ndonjë reagim për ditëlindjen në rrjetet sociale, por urimet në rrjet kanë nisur.

Prej vitesh bukuroshja është larguar nga karriera e saj muzikore të cilës ju kthye vetëm pak muaj më parë me një këngë, por nuk i dha vëmendjen maksimale.

Zaimina është nënë e një vajze 3 vjeçare, Khloe e cila ka ardhur nga martesa e saj me biznesmenin Klodian Asllani.