Bufon prezantohet te skuadra e re: ‘Supermeni’ është rikthyer

Xhanluixhi Bufonn është lojtari më i ri i Parmës. Kanë qenë këta të fundit që kanë prezantuar afrimin e portierit italian, duke i bërë edhe një shkrim interesant ku thuhet: “Supermeni është rikthyer”.

Bufon nuk ka ndërmend të mbyllë me futbollin e luajtur, ndonëse është 43 vjeç.

Pasi njoftoi largimin nga Juventusi në përfundim të sezonit, portieri tashmë përgatitet për një aventurë të re.

Thuhet se portieri ka refuzuar 5 oferta nga skuadra të tjera, pasi dëshira e tij ishte të luajë për fanellën e Parmës.

Ky është një rikthim për Bufonin te Parma, klub në të cilin u promovua dhe në 2001 u largua për ta kaluar te Juventusi.