Akuariumi i New England pranon biletën e ruajtur për më shumë se 37 vjet

Boston - Akuariumi i New England në Boston pranoi një biletë për të hyrë të enjten që ishte blerë në vitin 1983 dhe që lejonte mbajtësin të kthehej "në çdo kohë në të ardhmen".

Rachel Carle, 26 vjeçe, e mori biletën nga tezja e saj e madhe, Catherine Cappiello, e cila erdhi për të vizituar akuariumin më shumë se 37 vjet më parë, njoftoi Boston Herald.

Tezja Cappiello dhe i dashuri i saj kishin vajtur atë kohë në orët e e fundit të mbylljes në nëntor të atij viti dhe të dy morën një "biletë porte për më vonë", e cila ishte e mirë për një vizitë në një kohë më vonë.

Atë biletë, tezja Cappiello, e cila jeton në Trenton të New Jersey, ia dha mbesës Carle vjeshtën e kaluar kur shkonte me makinë nga zona e Uashingtonit deri në Boston, ku është regjistruar si studente në politikat publike në Universitetin e Harvardit.

Presidenti i Akuariumit dhe Shefi Ekzekutiv Vikki Spruill i thanë gazetës se biletat për hyrje më vonë ishin ndërprerë si proces rreth 25 vjet më pare.

“Ne e çmojmë çdo biletë të vlefshme pranimi dhe kjo ishte një prej tyre, ”tha Spruill. "Dyzet vjet është një kohë e gjatë për të mbajtur atë biletë, dhe ne jemi shumë të kënaqur që ajo e bëri."

26-vjeçarja Carle postoi në Tëitter një foto të njërës prej biletave, e cila ishte e lexueshme, ndonëse ishte pak e veshur nëpër skajet.

Akuariumi i Neë England është një nga atraksionet më të njohura të Bostonit dhe një institucion kërkimor. Ai u mbyll përkohësisht dy herë në 2020 dhe u hap përsëri për vizitorët në shkurt.