Grevistët e Zharrëzës po hyjnë në Tiranë, Blushi: Protesta e mjerimit, ju ftoj që t'i mbështesim!

Ben Blushi, kryetari i LIBRA-s ka njoftuar se grevistët e Zharrëzëz së Fierit janë duke hyrë në Tiranë dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin t'i presin, sepse ata janë "protesta e vërtetë".

Mesazhi i Blushit në Fb:

"Grevistët e Zharrëzës po hyjnë në Tiranë pas katër ditësh kur kanë përshkruar në këmbë më shumë se 100 km nga Fieri në kryeqytet.

Në ora 11.00 ata do jenë te Sheshi Shqiponja.Ju ftoj të gjithëve t'i presim dhe t'i mbështesim.

Pak nga pak Tirana do mbushet me protestën e mjerimit kundër padrejtësisë së elitës së vjetër.

Kjo që po fillon do të jetë protesta e vërtetë."