Gruaja i shpreh ndjenjat 'live' Ramës: Më lër të të puth o yll...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë disa certifikata pronësie në qytetin e Vlorës, aktivitet ku nuk kanë munguar batutat.

Ndërsa ka thirri emrin Leandër Vangjel Janina për të tërhequr certifikatën, erdhi gruaja e tij.

Rama: Ka çuar gruan ai? Apo burrat nën hije lozin kuvendojnë...

Vlonjatja: Kam ëndërr të të puth o yll.

Rama: Prandaj s’e ke marrë burrin me vete.

Dialogu mes tyre vijoi për disa çaste e u mbyll me fjalët e Ramës:  Shumë të fala burrit lum për gruan që ka.