Nard Ndoka tallet me kryeministrin e legalizimeve të Artan Lames

Nard Ndoka është i njohur se flet shkurt e shqip dhe thotë mendimin pa shumë stërhollime.

I tillë ka qenë komenti i tij për shfaqjen bajate të rradhës së Edi Ramës në Vlorë, aty tek shpërndante lejet e legalizimeve. “Ky Rama ju dorezon tapite qytetarve, sikur ju ka ndertu shtepite vete!”- shkruan Ndoka në rrjetin e tij social.

Dhe po të mendosh nuk e ka aspak keq. Një njeri që paguhet për të bërë punën e tij, nuk le mundësi për t’ia hequr edhe atë pak hapësirë Tan Lames së shkretë me shpërndarjen e lejeve, por i është i qepur pas me bukë në torbë të vetmit sektor, ku mesa duket kundërshtarët e tij politikë nuk e sulmojnë kollaj. Por ama, të shtunën në mëngjes, në Vlorë, gjysëm orë ne ekran është pak e tepruar dreqi e mori, dhe Nard Ndoka s’ka faj.