", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/June/16/auto_Screenshot_21623856795.jpg", "width": 900, "height": 601 } }

VIDEO/ Vendos supergoli i Miranchuk, Rusia thyen Finlandën dhe siguron fitoren e parë

Pas humbjes kundër Belgjikës, Rusia siguron fitoren në raundin e dytë të grupit B. Skuadra e Stanislav Cherchesov mundi me rezultatin minimal 1-0 Finlandën në “GazProm Arena”.

Kryevepra e Aleksey Miranchuk në minutën e 47 të pjesës së parë i mjaftoi rusëve për të siguruar tri pikët në këtë sfidë,  e cila ishte vendimtare për ta.

Ndeshja nis vrrullshëm ku në minutën e 4′ kombëtarja finlandeze gjeti rrugën e rrjetës por VAR-I i anulon golin Pohjanpalos. Kur dukej se 45 minutat e para të sfidës do të përfundonin në barazim 0-0, ey Miranchuk  goditi bukur me të majtën, duke dërguar topin në rrjetë si dhe duke e mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë kundër finlandezëve. Në pjesën e dytët, Finlanda u përpoq të gjente rrugën e rrjetë, por pa sukses.

Rusia merr tre pikë të arta për kualifikimin e mundshëm nga grupet e EURO 2020, ndërsa Finlanda pëson disfatën e pare pas suksesit në ndeshjen e pare ndaj Danimarkës.

Në Grupin B bëhet një luftë e forte për kualifikim ku deri më tani pa u luajtur sfida Danimarkë-Belgjikë, janë tre kombëtare në kuotën e 3 pikëve, Belgjika, Finlanda dhe së fundmi dhe Rusia.