VIDEO/ Kritikët e Bashës: Nuk njohim zgjedhjet në PD

Kandidatja për kryetar e PD-së, Edit Harxhi dhe disa prej figurave kryesore të së djathtës si ish-presidenti Bujar Nishani, ish-ministri Arben Imami dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani deklarojnë se zgjedhjet në PD u manipuluan.

Ata kanë renditur edhe shkeljet e kryera për të nxjerrë fitues Lulzim Bashën. Nishani ngriti shqetësimin e përjashtimit nga e drejta e votimit të anëtarëve të PD-së, ndërsa Arben Ristani u shpreh se nuk është respektuar as statute dhe as ligji për partitë politike.

Nga SYRI TV

Kandidatja për kryetare në Partinë Demokratike, Edith Harxhi, e ka cilësuar të pabarabartë procesin e 13 qershorit. Tre ditë pas zgjedhjeve të brendshme në selinë blu, sëbashku me anëtarët e grupimit për PD-në, Edith Harxhi renditi të gjitha shkeljet e konstatuara në zgjedhjet e së dielës.

Ish-presidenti Bujar Nishani denoncoi përjashtimin e anëtarëve të PD-së nga e drejta për të votuar, si dhe votimin disa herë nga një person.

Për ish-ministri Arben Imami nuk ka asnjë arsye që listat e anëtarëve demokrat të mbahen të fshehta.

Ish sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Arben Ristani akuzoi kreun demokrat se nuk ka zbatuar ligjin ‘Për partitë Politike’.

Grupimi për PD theksoi edhe njëherë se Partia Demokratike ka nevojë për reformim.