Modelja e njohur vesh fustanin ikonik të stilistes shqiptare

Modelja Emily Ratajkowski, këtë fundjavë gjatë një dalje në “Tribeca Festival” në New York u shfaq me një fustan të shkurtër të zi.

 

Si gjithmonë në formën e saj më të mirë, Emily kishte veshur fustanin e stiluar nga Nensi Dojaka, një stiliste shqiptare e cila jeton në Londër, e frymëzohet nga stili i viteve ’90 dhe i modernizon plotësisht ato.

 

Një tjetër e famshme që ka veshur krijime të saj është dhe Bella Hadid. Emily zgjodhi ta shoqëronte fustanin me një gjerdan fin nga MG Stones, një çantë lëkure të zezë nga Tamara Mellon dhe sandale me rripa.