Dështon seanca për grabitjen e Rinasit, ja cila ishte arsyeja

Dështon seanca për grupin e grabitjes së Rinasit në 9 prill të 2019, ku u morën rreth 4.6 milion euro.

Shkak është bërë mospjesëmarrja në seancë e Elton Piklit, të pandehurit i cili duhet që të jepte deklarimet para prokurorëve.

Kërkesa për shtyrjen u bë nga prokurorët, por hasi në kundërshtimin e avokatëve të cilët kërkuan që seanca të vijojnë me diskutimin e provave shkresore.

Ndaj të pandehurve SPAK ka ngritur katër akuza: “vjedhje me armë” “armëmbajtjeje pa leje” “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Të pandehur për këtë grabitje janë Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Elton Pikli, Alkond Bengasi dhe Talo Çela, ky i fundit ende në kërkim.