Zyrtare/ Dëshirë e Max Allegrit, Alvaro Morata qëndron tek Juventus

E ardhmja e Alvaro Morata-s ishte kthyer në një lloj telenovele, por që për fat ka përfunduar.

Juventusi kishte mundësi të blinte sulmuesin spanjoll për shumën e 35 milionë eurove; paksa shumë për Zonjën e Vjetër në kohë krizash. Torinezët, megjithatë, donin të bënin gjithçka për ta mbajtur Moratan.

Dhe një zgjidhje është gjetur: Juve ka njoftuar se lojtari 28 vjeçar do të qëndrojë në huazim edhe për një sezon tjetër.

Media spanjolle bënë të ditur se Juventusit i ka kushtuar plot 10 milionë euro huazimi edhe për një sezon tjetër i Alvaro Morata-s.