Nuk e mban më të fshehtë: Bebe Rexha publikon foton krah të dashurit të saj

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha po shijon në maksimum romancën e saj të re me producentin Keyan Safyari.

Lajmi i lidhjes së tyre për mediat rozë u bë i ditur në muajn Mars të vitit të kaluar.

Dyshja, për një kohë të gjatë ishin në qendër të vëmendjes sidomos pas lajmit të dhuratës që Bebe i bëri atij për ditëlindjen.

Këngëtarja në fjalë i dhuroi Keyan një Ferrari.

Së fundmi, ata janë fotografuar teksa kalojnë pushimet nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Këtë herë, lajmin e ndau me ndjekësit vetë Bebe, e cilan në Instagramin e saj postoi disa foto ku të dy dukeshin mjaft të lumtur.