Protestuesit sulmojnë gazetarin në Londër

Gazetari i BBC është sulmuar fizikisht nga protestuesit në Londër. Redaktori politik i Newsnight Nicholas Watt u ndoq gjatë një demonstrate pranë Downing Street.

Ai u detyrua të kalonte nëpër turmë përtej një vargu oficerësh policie ndërsa njerëzit bërtisnin “tradhtar” dhe sharje të tjera ndaj tij.

Incidenti ka provokuar kritika të shumta dhe shprehje solidariteti në Watt, i cili u përpoq t’i shpëtojë abuzimit dhe të largohej nga zona. Ajo që vihet re është se efektivët e policisë kanë parë të gjithë skenën dhe nuk kanë reaguar për të ndaluar agresionin ndaj gazetarit.