Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur në aksin Gjirokastër - Kakavijë

Dy persona kanë humbur jetën në fshatin Grapsh të Gjirokastrës nga një aksident me makinë. Njeri është drejtuesi i mjetit A.N. dhe tjetri një nga pasagjerët me iniciale G.Sh. 

Pasagjeri i tretë L.M. ndodhet në spital i plagosur. 

30-vjeçari A.N. po drejtonte një Ford AA 828 MD  kur makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.