Ronaldo hoqi shishet nga tavolina, vjen reagimi i parë i Coca - Cola

Cristiano Ronaldo mori vëmendjen e të gjithëve me veprimin e bërë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Hungarinë.

Sulmuesi portugez hoqi nga tavolina e tij dy shishet me Coca Cola dhe u tha të pranishmëve se “të pinin ujë” në vend të pijet të gazuara.

Sipas asaj që raportoi “Goal” ky veprim i ka shkaktuar një dëm 4 miliardë dollarësh kompanisë Coca-Cola. Para se Ronaldo të bënte këtë veprim, vlera e kompanisë llogaritej në shifrën e 242 miliardë dollarëve dhe më pas ra me 1.6% në 238 miliard dollarë.

Për këtë ka patur edhe një reagim nga kompania e Coca Cola-s që u shpreh: Çdo njeri ka të drejtën e tij për preferencën e pijeve. Ne u ofrojmë të pranishmëve në konferencë ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero Sugar,' tha një zëdhënës Coca - Cola .