Basha takohet me Sorecan/ Ambasadori i BE: Diskutuam situatën aktuale politike dhe hapat në procesin e integrimit

Vetëm një ditë pasi u rikonfirmua kryetar i Partisë Demokratike për një mandat të tretë, Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar me ambasadorin e BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Njoftimin e ka bërë vetë ambasadori Soreca në një shënim në twitter.

‘Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar I @pdshqiperi, u takova sot @lulzimbasha_al, për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit # BE të # Shqipërisë.’-shkruan Soreca.