Ronaldo synon të kalojë Platinin si shënuesin më i mirë në historinë e Kampionateve Evropiane

Shansi i parë për Cristiano Ronaldo të shkëputet nga Michel Platini dhe të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kampionatin Evropian.

Si Ronado ashtu edhe Platini kanë shënuar nga 9 gola në këtë turne, me ndryshimin që francezi i shënoi të gjithë golat në një edicion, atë të vitit 1984. Për CR7 është turneu i pestë dhe golat shpërndahen si më poshtë: 2 në 2004, një në 2008, 3 në 2012 dhe 3 në 2016.