Vardy në gjurmët e David Beckham, bëhet bashkëpronar i një ekipi futbolli në SHBA

Jamie Vardy u bë bashkëpronari i një ekipi futbolli në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për  The Rochester Rhinos, në shtetin e Neë York. Një skuadër me një të kaluar të lavdishme e cila nuk ka luajtur në kompeticione zyrtare që nga viti 2017 dhe dëshiron të shkruaj sërish historinë.

Sulmuesi i Leicester, autor i 15 golave ??këtë sezon në Premier League, ka marr aksione në klub (aksioner pakice) në një përpjekje për të ringjallur klubin amerikan. Ai normalisht do të vazhdojë karrierën e tij me “Dhelprat” deri në qershor 2023.