Ngacmoi seksualisht të bijën, gjykata dënon Rudolf Merollin

Rudolf Merolli, i akuzuar për ngacmim seksual të së bijës 18 vjeçare është dënuar nga gjykata me 3.4 vite burg.

Merolli ngacmoi seksualisht vajzën e tij 18 vjeçare, në fshatin Vlocisht.

Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg ndërkohë që Gjykata ka dhënë dënimin me 5 vite burg. Ai do të vuajë 3.4 vite burg duke përfituar ulje nga gjykimi i shkurtuar.

Në fillimin e seancave të para Meroli ka mbajtur një që ndrim mohues për akuzat e të bijës.

37-vjeçari ka pranuar që natën e ngjarjes ka qenë i dehur dhe nën efektin e narkotikëve, por nuk ishte i vetëdijshëm për përmbajtjen e  bisedat që kishte bërë me të bijën.