'Firo' te Partizani, futbollisti zyrtarizon largimin nga 'Demat'

Eneo Bitri mbyll aventurën me Partizanin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku falënderon drejtuesit për mundësinë e dhënë.

Shtatlarti e cilëson skuadrën e Partizanit, një ndër më të mirat në vendin tonë.

Në postimin e tij në Facebook, Bitri shkruante: “Nga sot nuk jam më pjesë e Partizanit. Ishin 3 vite fantastike, falënderoj presidentin Gaz Demi dhe drejtorin Olsi Rama që më dhanë mundësinë të jem pjesë e një ndër ekipeve më të mirë në Shqipëri.

Dua të falënderoj gjithë trajnerët, stafin dhe gjithë pjesëtarët e klubit Partizani. Falënderoj tifozët më të zjarrtë në Shqipëri për mbështetjen që më kanë dhënë”.

Në dy sezone, Bitri u aktivizua në 62 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 5 gola.