Ofendoi shqiptarin e Maqedonisë së Veriut, UEFA hap hetim disiplinor për Arnautovic

UEFA ka hapur një hetim disiplinor kundër austriakut Marko Arnautovic, i cili të Dielën pranoi se kishte shqiptuar fjalë fyese gjatë fitores në Kampionatin Evropian kundër Maqedonisë së Veriut (3-1).

Një "inspektor etik dhe disiplinor" është caktuar të hetojë "incidentin" që përfshin mesfushorin 32-vjeçar, tha UEFA në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo është faza e parë e procedurës disiplinore, që synon konstatimin e fakteve, ndërsa UEFA ende nuk ka treguar se cila shkelje e rregullimit të saj mund t'i atribuohet Arnautovic. Sipas disa medieve serbe, sulmuesi ofendoi një prej lojtarëve shqiptarë të fqinjëve dhe bëhet fjalë për njërin mes Alioskit dhe Bejtulait.

Pas shënimit të golit, Arnautovic shpërtheu dhe u desh që ta mbanin shokët e skuadrës. Lojtari, me origjinë serbe dje, u kërkoi falje në Instagram "miqve të tij nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria", duke iu referuar " pasi Arnautovic kishte shënuar golin e tretë të fitores 3-1 nga "Das Team" në Bukuresht.

"Unë do të doja të thoja një gjë shumë qartë: Unë nuk jam racist dhe nuk do të jem kurrë një i tillë. Ishte një betejë fjalësh gjatë një momenti emocional, nga njëra anë dhe nga tjetra. Shokët e mi, të cilët janë rritur në familjen time, janë nga e gjithë bota.

Isha i lumtur, natyrisht kishte fjalë që më lënduan gjithashtu. Ishte thjesht një shkëmbim fjalësh mes emocionesh. Për të gjithë njerëzit që janë ndjerë të prekur: Më vjen keq, më vjen keq, më vjen keq. Le t’i harrojmë të gjitha këto, nuk janë pjesë e futbollit”, është shprehur dje Arnautovic.