VIDEO/ Hidhet në treg 10 mijë lekëshi, ja si prodhohet leku shqiptar

Nga 30 qershori, do të hidhet për herë të parë në tregun shqiptar, kartëmonedha 10 mijë lekëshe, me vlerën me të lartë monetare I cili do të përmbajë portretin e autorit të himnit kombëtar dhe poetit Asdreni.

Nga SYRI TV

Nga 30 qershori, Banka e Shqipërisë do të hedh në treg për herë të parë kartëmonedhën 10 mijë lekëshme, si dhe një tjetër prerje të 1 mijë lekëshit. Guvernatori Gent Sejko ka deklaruar se hedhja ne treg e kartëmonedhës me vlerën me të lartë monetare do të ulë kostot e prodhimit duke rritur efikasitetin e bankës për administrimin e parasë fizike.

Kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe do të mbajë portretin e poetit të  shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, njëkohësisht autor i ‘Himnit Kombëtar’, Aleksandër Stavre Drenova i njohur si Asdreni.

Ndërkohë, Sejko njoftoi gjithashtu se ‘Banka e Shqipërisë po vijon punë për plotësimin e serisë së re me dy kartëmonedha, atë 500 lekë dhe 2000 për kartëmonedhën që janë në proces prodhimi’.