VIDEO/ Grushte dhe karrige në ajër, sherr masiv në një plazhin ne Britani

Një përleshje masive është regjistruar në një nga plazhet më të frekuentuar të Anglisë, në bregdetin Southend.

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon pamjet e përleshjes, ku shihen pushues duke u grushtuar e duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit karrige e sende të tjera të forta.

Mijëra pushues kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, përfshirë një numër të madh fëmijësh.

Ata dëgjoheshin teksa i kërkonin të ndalonin dhe pyesnin :"Si dreqin filloi?"

Nga incidenti nuk u raportua për asnjë person të lënduar, ndërkohë që policia  ka filluar një hetim pasi nuk dihen ende arsyet që çuan në fillim e sherrit.