Sot e nesër, temperatura në rritje

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e pozicionuar në Europën qëndore e cila do të ifluencojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë gjatë ditës së sotme. 

E Martë, 15 Qershor 2021

Moti do të jetë me me diell dhe prani të pakta të vranësirave në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.   

Temperaturat:

Zona malore       8/22°C

Zona e ulët         10/27°C

Zona bregdetare  12/25 °C

Kosova, e Martë, dt 15 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 8°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 21°C.

E Mërkurë, 16 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe të vranësirave deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       10/26°C

Zona e ulët         12/29°C

Zona bregdetare  13/27 °C/Sipas RTSH