Mbyllet pa gola pjesa e parë/ Spanja dominon lojën ndaj Suedisë

Ka përfunduar pjesa e parë mes Spanjës dhe Suedisë e vlefshme për Grupin E të Kampionatit Europian.

Spanjollët janë duke dominuar në të gjitha aspektet, por nuk kanë arritur që të finalizojnë gol.

Spanja fillimisht rrezikoi portën me anë të Dani Olmos, por portieri në mënyrë fenomenale nuk lejoi golin. Pastaj, rast të artë kishte edhe Alvaro Morata, që dështoi të shënojë përballë me portierin kundërshtar.

Suedia rastin më të mirë e kishte me anë të Alexander Isak, por Spanja ishte me fat dhe Alba largoi topin në momentin e fundit.