VIDEO/ Operacioni në Vlorë, arrestohet një person me armë

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet gjatë orëve të mbrëmjes në Vlorë. Sipas burimeve nga terreni deri më tani janë shoqëruar 10 persona, ndërsa njëri prej tyre është kapur me armë zjarri.

Operacioni blitz i forcave operacionale është zhvilluar në zonën e Lungomares. Në këtë aksion marrin pjesë forca të shumta operacionale, midis të cilëve edhe RENEA.