3-fishim i kultivimit të kanabisit/ Ilir Meta ka një mesazh për kreun e Antimafies italiane

Një ditë më parë, kreu i Antimafies italiane deklaroi nga Tirana se pas vitit 2013 kultivimi i kanabisit në vendin tonë është 3-fishuar.

Pas kësaj deklarate të tij, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka dhënë një mesazh për kryeprokurorin italian në lidhje me fenomenin e drogës.

I pyetur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Meta theksoi se nëse kjo shifër është e saktë atëherë duhet të forcohet më shumë bashkëpunimi i autoriteteve italiane me ato shqiptare.

“I them kryeprokurorit italian që të 10-fishojnë bashkëpunimin me autoritetet shqiptare”, u shpreh kryeparlamentari Meta.