Presidentja e KE do të vizitojë Greqinë këtë javë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Greqinë këtë javë pas vlerësimit të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe fondit të rimëkëmbjes, ka njoftuar zëdhënësja e Komisionit Dana Spinant.

Von der Leyen do të vizitojë Portugalinë dhe Spanjën të mërkurën, Greqinë dhe Danimarkën të enjten dhe në fund Luksemburgun të premten.