Pfizer, gati për të nxjerrë vaksinë edhe për variantin e ri

Shefi Ekzekutiv  i Pfizer po shpreh besim në lidhje me efikasitetin e vaksinës për COVID-19 të kompanisë së tij kundër variantit Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi dhe i ka alarmuar shkencëtarët më të mirë të Amerikës.

"Ndihem mjaft mirë që e mbulojmë atë,"  tha CEO dhe kryetari i Pfizer, Albert Bourla, për televizionin CBS Neës. "Ne nuk do të kemi nevojë për një vaksinë të veçantë për të. Vaksina aktuale duhet ta mbulojë atë."

Shtetet e Bashkuara janë gati në 600,000 vdekje të regjistruara nga koronavirus, edhe me përmirësimin e ndjeshëm të kushteve falë vaksinimit të përhapur.

Gjatë fundjavës, udhëheqësit nga shtatë demokracitë më të pasura në botë u zotuan të dhurojnë më shumë se një miliard doza vaksinash në vendet e varfëra gjatë vitit të ardhshëm. SHBA po kontribuon me rreth gjysmën e atyre dozave përmes një partneriteti me Pfizer.

Dhe Bourla beson se Pfizer është gati të hidhet në veprim me vaksinat e reja që mbrojnë nga variantet e mundshme brenda 100 ditësh.

"Ne kemi sisteme mbikëqyrjeje në të gjitha vendet - në të gjithë botën - kur shfaqet një variant i ri, menjëherë ne testojmë se si sillet vaksina aktuale në krahasim me këtë variant," tha ai.