Policia 'me dorë të hekurt'/ Arrestohen punëtorët që punonin në ndërtim pa leje, shpallet në kërkim pronari

Policia  e Korçës ka arrestuar tre persona pasi u kapën duke kryer punime pa leje në Voskopojë, kurse u shpall në kërkim pronari i ndërtesës ku kryheshin punimet.

Policia jep edhe detaje në lidhje me këtë aksion të ndërmarrë sot.

"Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", i shtetasve I. K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në këtë objekt.

Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, shtetasi A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente" njofton policia.